group-telegram.com/HadeethEncLanguages/766
Last Update:
📖
Mahmud ibn Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!)tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!" [Hadith hasen] - [E shënon Ahmedi] - [Musnedi i Ahmedit - 23630]
📃Shpjegimi:
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se gjëja që frikësohet më shumë për umetin e tij është shirku i vogël, respektivisht syefaqësia: që të veprojë për shkak të njerëzve. Pastaj tregoi për dënimin e atyre që bëjnë syefaqësi në Ditën e Kiametit, se do t'u thuhet: "Shkoni tek ata për të cilët keni vepruar dhe shihni nëse ata kanë fuqi t'ju shpërblejnë dhe t'ju japin shpërblim për veprat që i keni bërë?!"
💡Mësime nga hadithi:
1- Është obligim që veprat t'i bëjmë sinqerisht për Allahun e Lartmadhëruar dhe të kemi kujdes nga syefaqësia.
2- Dhembshuria e madhe e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij për udhëzimin dhe këshillimin e tyre.
3- Nëse kjo ishte frika e Profetit ﷺ teksa u drejtohej sahabëve, të cilët ishin zotërinjtë e të devotshmëve, atëherë frika për ata pas tyre duhet qenë edhe më e madhe.
عن محمود بن لبيد رضي الله عنه مرفوعاً: "أَخْوَفُ ما أخاف عليكم: الشرك الأصغر، فسئل عنه، فقال: الرياء".
[صحيح] - [رواه أحمد]
🔗 https://hadeethenc.com/sq/browse/hadith/3381
🗃️ https://www.group-telegram.com/us/HadeethEncLanguages.com/766
#الألبانية
#Shqip
▫️▫️▫️
BY موسوعة الأحاديث النبوية
Warning: Undefined variable $i in /var/www/group-telegram/post.php on line 260
Share with your friend now:
group-telegram.com/HadeethEncLanguages/766