Telegram Group & Telegram Channel
⚡️ #Opinion i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, A.Zaytsev

📰 Më 7 mars në gazetën “ADN” u botua artikulli i publicistit shqiptar D.Shasha. Në shkrimin me titull “Një Evropë e Re” promovohet ideja se përgjatë tre dekadave të fundit, Bashkimi Evropian ka mbetur një “xhuxh gjeopolitik”, duke preferuar të zhvillojë një politikë të “fuqisë së butë” dhe të mos investojë në sistemin e tij të sigurisë. Për këtë arsye, ai ka humbur peshën e tij gjeopolitike në sytë e aleatëve amerikanë dhe gjoja tashmë është i detyruar të rrisë aftësitë e tij ushtarake. Në lidhje me këtë, do të doja të vëreja sa vijon.

🤷‍♂️Teza se SHBA-ja ka mbetur “e vetme” pas rënies së murit të Berlinit nuk korespondon me realitetin. Gjatë dekadave të fundit, vendet e Evropës Perëndimore, në përbërje të koalicioneve të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë marrë pjesë jo një herë në operacione ushtarake kundër shteteve të ndryshme, duke përfshirë “misionin paqeruajtës” të armatosur në Ballkan, i cili përfundoi me ndërhyrjen ushtarake në punët e Bosnje dhe Hercegovinës (1995) dhe bombardimet ajrore të NATO-s në Jugosllavi (1999), të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit” në Afganistan (2001), ndërhyrjen në Irak (2003), ndërhyrjen “humanitare” në Libi (2011), etj. Rezultati i këtyre ndërhyrjeve ishte i njëjtë – shtete të rrënuara, të shkatërruara, përhapje e terrorizmit. Pra, për çfarë largimi të evropianëve nga “fuqia e forcës” pretendon z.Shasha?

☝️ Do të ishte shumë më e dobishme për të gjithë kontinentin, nëse shtetet e Evropës do të përdornin vërtet “fuqinë e butë”, për shembull, duke detyruar regjimin e Kievit të përmbushë detyrimet e tij në kuadër të Marrëveshjeve të Minskut të 12 shkurtit 2015, duke garantuar në këtë mënyrë respektimin e të drejtave gjuhësore, kulturore dhe fetare të popullsisë rusishtfolëse dhe të pakicave kombëtare që jetojnë në Ukrainë, si edhe promovuar dialogun e drejtpërdrejtë midis Kievit dhe Donbasit. Në vend të kësaj, për tetë vjet vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë vepruar duke parë me indiferentizëm abuzimet e regjimit të Kievit ndaj civilëve të rajonit. <...>

Ne e konsiderojmë të pabazë tezën se vendet e BE-së synuan marrëdhënie partneriteti me Rusinë, por Moska kinse nuk ishte e gatshme për këtë. Në realitet situata ishte pikërisht e kundërta. Për vite të tëra Rusia përpiqej të ndërtonte një partneritet të barabartë me Perëndimin. Ka pasur projekte me dobi të ndërsjellë të një bashkëpunimi praktik në fushën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, sigurisë dhe kulturës. Megjithatë, duke deklaruar me fjalë parimet e të qënit të hapur, Perëndimi dhe veçanërisht Evropa nuk guxuan të çmontojnë mekanizmat e frenimit, të mbetur nga epoka e konfrontimit të bllokut. Në vend të një politike bashkuese, u zgjodh strategjia e zgjerimit të NATO-s në Lindje.<...> Evropa gjithashtu mund të përdorte “fuqinë e butë” dhe vullnetin politik për të parandaluar shkatërrimin e Traktateve ABM (Raketave Kundërbalistike), INF (Për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi), TOS (Të Qiejve të Hapur) dhe CFE (Për Forcat e Armatosura Konvencionale). Dalëgadalë degraduan mekanizmat e bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së. Propozimi i Rusisë për të nënshkruar në dhjetor 2021 me NATO-n dhe SHBA-në dy marrëveshje për garanci ligjërisht të detyrueshme të sigurisë, të cilat patën shansin për të hapur rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme në kontinentin tonë, u refuzua me kryelartësi nga vendet e Evropës dhe administrata e mëparshme e SHBA-së. <...>

Vendet evropiane, të udhëhequra nga narrativat e konfrontimit, po hartojnë iniciativa të reja për Ukrainën, duke përfshirë vendosjen e disa “trupave paqeruajtëse” atje. Megjithatë, vendosja në Ukrainë e forcave të armatosura të vendeve perëndimore, në çdo lloj formati, është e papranueshme për Moskën.

❗️ Siguria e vendeve në kontinentin tonë të përbashkët – Euroazi – nuk varet nga shuma e shpenzimeve për qëllime ushtarake, por nga gatishmëria për të krijuar një sistem të sigurisë ndërkombëtare, të barabartë dhe të pandashëm për të gjithë, nga refuzimi i qasjeve konfrontuese në këtë fushë.

Lexoni të plotë
👍4🔥1👏1

group-telegram.com/rusembalb/6637
Create:
Last Update:

BY Russian Embassy in Albania

Share with your friend now:
group-telegram.com/rusembalb/6637

View MORE
Open in Telegram

Telegram | DID YOU KNOW?

Date: |

The message was not authentic, with the real Zelenskiy soon denying the claim on his official Telegram channel, but the incident highlighted a major problem: disinformation quickly spreads unchecked on the encrypted app. In a statement, the regulator said the search and seizure operation was carried out against seven individuals and one corporate entity at multiple locations in Ahmedabad and Bhavnagar in Gujarat, Neemuch in Madhya Pradesh, Delhi, and Mumbai. "Russians are really disconnected from the reality of what happening to their country," Andrey said. "So Telegram has become essential for understanding what's going on to the Russian-speaking world." Also in the latest update is the ability for users to create a unique @username from the Settings page, providing others with an easy way to contact them via Search or their t.me/username link without sharing their phone number. "There are a lot of things that Telegram could have been doing this whole time. And they know exactly what they are and they've chosen not to do them. That's why I don't trust them," she said.
from ca

Telegram Russian Embassy in Albania
FROM American